Një javë para debutimit në Euro 2024 kundër Shqipërisë, të planifikuar për të shtunën më 15 qershor në Dortmund, dhe në prag të miqësores së fundit kundër Bosnjës në stadiumin “Castellani” në Empoli para nisjes për në Gjermani, FIGC ka zyrtarizuar numrat e fanellave që 26 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti do të mbajnë mbi shpinë.
Numri 10 iu caktua Lorenzo Pellegrinit, numri 9 për Scamacca. Kjo është lista e plotë: 1 Donnarumma, 2 Di Lorenzo, 3 Dimarco, 4 Buongiorno, 5 Calafiori, 6 Gatti, 7 Frattesi, 8 Jorginho, 9 Scamacca, 10 Pellegrini, 11 Raspadori, 12 Vicario, 114 Darmian 1, , 16 Cristante, 17 Mancini, 18 Barella, 19 Retegui, 20 Zaccagni, 21 Fagioli, 22 El Shaarawy, 23 Bastoni, 24 Cambiaso, 25 Folorunsho, 26 Meret.