Spanja ka treguar forcën në miqësoren e fundit, para nisjes për në Gjermani, duke mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin 5-1. Në sfidën e zhvilluar të shtunën në Mallorca, të besuarit e de la Fuente, pasi pësuan gol që në minutën e dytë, zgjidhën gjithçka në pjesën e parë duke shënuar 4 herë.
Pedri realizoi dy gola, ndërsa nga një shënuan Alvaro Morata e Fabian Ruiz. Në pjesën e dytë shënoi edhe Mikel Oyarzabal për të kompletuar suksesin 5-1. Spanja do ta nisë Evropianin me përballjen e 15 qershorit ndaj Kroacisë. Me Shqipërinë luan në ndeshjen e fundit të grupit më 24 qershor.