Sipas medieve gjermane një shtetas është ndaluar në aeroportin e Këlnit më 7 qershor. Personi në fjalë dyshohet se është bashkëpunëtor i ISIS.
Sipas të dhënave të para personi, i cili ka nënshtetësi gjermane, polake dhe marokene ka transferuar 1572 euro grupit të terrorist “Islamic State Khorasan Province”.
Gjermania është përgatitur për të siguruar rendin dhe qetësinë në vend pasi priten rreth 2.7 millionë tifozë që të ndjekin ndeshjet në stadium ndërsa në pika të caktuara publike do të grumbullohen deri në 12 milionë tifozë.