• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria, ekip i madh me lojtarë interesantë, gardiani italian thur elozhe për Legjionarët

12/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, një nga pikat më të forta të kampionëve në fuqi të Europës, ka folur së fundi për ndeshjet dhe kundërshtarët e grupit. Ai theksoi se është i lumtur që do të luajë në këtë event, ndërsa për Kombëtaren shqiptare, kundërshtarin e parë të grupit, ka thënë fjalë të mira. Donaruma ka po pohuar se Shqipëria ka lojtarë interesantë.

Vetëm tre ditë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Ndër emrat më të mëdhenj të kundërshtarëve është padyshim edhe “gardiani” i portës, Gianluigi Donnarumma, i cili së fundmi ka folur edhe për ndeshjet dhe kundërshtarët në grupin B, të Evropianit, ku ka vlerësuar jo pak “Kuqezinjtë” tanë, teksa i ka konsideruar si një ekip të madhe, me lojtarë të rinj dhe interesantë.

 

“Para së gjithash, mund të them se jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Pa dyshim që do të jemi gati për këtë event të madh futbollistik, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj pak vite më parë. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur trofeun dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale edhe këtë herë.

Shqipëria? Mendoj se është një ekip i madh, me lojtarë të rinj interesantë, por edhe me eksperiencë. Çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra, kështu që do të na duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Italia do të përpiqet të fitojë çdo ndeshje. Sigurisht, do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe tani jemi të përqendruar vetëm te Shqipëria. Do të shohim çfarë do të ndodhë të shtunën në fushë, shpresojmë ta nisim me fitore”,- u shpreh “gardiani” i portës.

Next Post

Motra e “tradhtoi” me një juventin, Fratezi tregon reagimin e tij pas kësaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.