Komisari teknik i Spanjës ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku mes të tjerash ka komentuar rivalet e Grupit B mes të cilave është edhe Shqipëria.
“Them se ‘Euro 2024’ mund të konsiderohet si turneu më i plotësuar nga ana teknike pasi të gjithë skuadrat më të mira janë kualifikuar. Është një turne pa favorite pasi 8-10 skuadra janë në gjendje ta fitojnë”, u shpreh komisari teknik i Spanjës.
I pyetur mbi vështirësinë e Grupit B, spanjolli tha: “Është më i vështiri nga të gjithë. Ne jemi këtu për të mundur të gjitha skuadrat pasi vetëm kështu mund të triumfojmë në Europian. Duhet të kemi kujdes nga Shqipëria, pasi mund të ketë një ekip të panjohur për publikun e gjerë, por dinë si të të ndëshkojnë. Kroacia është një skuadër e fortë edhe pse brezi i saj i artë po plaket. Është një shtet i vogël, por gjithmonë paraqitet mirë dhe bën futboll të mirë. Mund ta krahasoja me Hoalndën”.