“Mendoj se jemi gati. I shfrytëzuam mirë ditët për t’u stërvitur. Djemtë duken në formë të mirë”. Në prag të debutimit në Kampionatin Evropian në shtëpi, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann është optimist për gjendjen e ekipit të tij.
“Ne jemi pak nervozë, por kjo është një pikë e rëndësishme. Duhet të kemi njëfarë nervozizmi. Një kompliment i madh shkon për mjekun tonë të ekipit, ishin tre ose katër lojtarë që mbërritën të dëmtuar, por tani ata janë në formë. Po pres me padurim sfidën e nesërme”.
Ilkay Gundogan, një nga yjet dhe kapiteni i skuadrës, është në të njëjtën linjë: “Pres një ndeshje të vështirë. Unë njoh shumë lojtarë nga Premier League. Ata kanë shumë përvojë. Mendoj se mund të jenë të vështirë. Ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë, por e dimë gjithashtu se çfarë mund të bëjmë nëse arrijmë potencialin tonë, jam i sigurt që mund të fitojmë nesër”, përfundoi mesfushori.