• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Spanjës, De La Fuente: Edicioni më i mirë në histori, kujdes Shqipërinë

14/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nga vlerësimi për Euro 2024, si edicioni më i mirë në historinë e Kampionatit Europian, te paralajmërimi për Shqipërinë. Luis de la Fuente, trajneri i përfaqësueses së Spanjës, nuk i kurseu elozhet për kuqezinjtë dhe trajnerin Silvinjo.

“Ky më duket si edicioni me nivelin teknik më të lart në histori. Të gjithë emrat e mëdhenj janë pjesë e Euro 2024, pres një turne tejet të hapur. Nuk ka asnjë favorit të qartë. Janë tetë apo dhjetë skuadra të cilat mund të triumfojnë, nga ekipet më të forta dhe deri te surprizat. Mund të jetë një Europian historik për futbollin. Një prej atyre eventeve në të cilin shkruhet historia. Luajmë në grupin më të vështirë nga të gjithë, por nuk ka rëndësi. Për të fituar trofeun duhet të mundësh më të mirët. Italia është kampione në fuqi dhe një prej emrave më të rëndësishëm. Kroacia mbetet prej vitesh në nivele shumë të larta. Por, edhe Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar. Ndoshta publiku i gjerë nuk i njeh mjaftueshëm, por kanë lojtarë cilësorë dhe një trajner që i dha skuadrës stil dinamik dhe agresiv në lojë. Shqiptarët luajnë mjaft bukur dhe mund t’i godasin kundërshtarët që do të shpërqendrohen gjatë ndeshjes”.

Next Post

Nagelsman: Fitorja është detyrim, Kros më lodhi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.