Italia ka vlerësuar në maksimum Shqipërinë pasi në konferencën për shtyp të takimit të nesërm së bashku me Luçano Spaletin ka dalë edhe kapiteni, Xhanluixhi Donaruma.
Portieri ka pranuar se kanë studiuar rivalët duke parë shumë video ndërsa ka ftuar shokët e ekipit se duhet që të japin maksimumin nëse duan që të nisin të mbrojnë trofeun me një fitore.