Sonte në mbrëmje do të startojë turneu i shumëpritur, Europiani me ndeshjen e parë që do të luhet në orën 21:00, Gjermani-Skoci. Ky është një eveniment madhor ku të gjithë futbollistët duan të spikasin për tju rënë në sy klubeve më të mëdha në Europë dhe për të qenë pjesë e tyre. Media britanike “BBC” ka bërë një artikull me 24 lojtarët të cilët duhen ndjekur me vëmendje gjatë këtij Europiani. Pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj i cili mund të quhet zbulimi i trajnerit Silvinjo.
“Pas depërtimit të tij në AEK Athinë, Mitaj pasuar dy sezone shumë premtuese me Lokomotiv Moskën, në atë që është kthyer në fundin e futbollit të Premierligës ruse. Juventusi raportohet të jetë shumë i etur dhe ai pritet të fillojë ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”, shkruan BBC për futbollistin e Kombëtares kuqezi.
LISTA E PLOTË
1. Martin Baturina (Kroaci, Dinamo Zagreb)
2. Uarren Zaire-Emeri (Francë, PSG)
3. Benzhamin Sheshko (Sloveni, Lajpcig))
4. Brian Brobei (Holandë, Ajaks)
5. Florian Virtc (Gjermani, Bajer Leverkusen)
6. Xhiorxhi Mamardashili (Gjeorgji, Valencia)
7. Xhohan Bakajoko (Belgjikë, PSV Eindhoven)
8. Xheorxhi Sudakov (Ukrainë, Shahtjor Donjetck)
9. Xhamal Musiala (Gjermani, Bajern Mynih)
10. Zhoao Neves (Portugali, Benfika)
11. Strahinja Pavloviç (Serbi, Salcburg)
12. Leopold Kurfeld (Austri, Rapid Viena)
13. Arda Gyler (Turqi, Real Madrid)
14. Çavi Simons (Holandë, PSG)
15. Zeni Debast (Belgjikë, Anderleht/Sporting)
16. Mario Mitaj (Shqipëri, Lokomotiva e Moskës)
17. Vladyslav Vanat (Ukrainë, Dinamo Kiev)
18. Zheremi Frimpong (Holandë, Bajer Leverkusen)
19. Matej Xhurasek (Republika Çeke, Slavia Pragë)
20. Morten Hjulman (Danimarkë, Sporting)
21. Kenan Jilldëz (Turqi, Juventus)
22. Lazar Samarxhiç (Serbi, Udineze)
23. Adam Obert (Sllovaki, Kaljari)
24. Zan Vipotnik (Slloveni, Bërdauk)