Kanë mbetur pak më pak se tre orë deri në fillimin e Euro2024 për Spanjën dhe Kroacinë. Dy kombëtaret do të debutojnë në ndeshjen hapëse të grupit B të kompeticionit gjerman (ora 18:00) në Olympiastadion të Berlinit. Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalić prezantoi ndeshjen delikate në konferencën për shtyp.
“Kemi grupin më të vështirë të mundshëm (së bashku me Italinë dhe Shqipërinë), mendoj se fillimi është i rëndësishëm. Duhet të kujtojmë se barazuam kundër Marokut në ndeshjen hapëse të turneut të fundit.
Sigurisht që nuk duam të humbasim, por ne nuk do të hyjmë në fushë me këtë objektiv, me gjithë respektin e duhur për kundërshtarët tanë, sigurisht që do të jetë e vështirë, por unë besoj ekipi ynë.”