Debutim bindës për Spanjën në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De La Fuente mundi Kroacinë 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B (bëjnë pjesë dhe Shqipëria e Italia) me një ndeshje praktikisht perfekte. Spanjollët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Morata 29′, Fabián Ruiz 32′ dhe Carvajal 45’+2.
Në pjesën e dytë u kufizuan në menaxhimin e avantazhit të madh, duke rrezikuar pak ose aspak. Në finale, Simon priti një penallti të Petkovic, duke shuar çdo dëshirë për rikthim të kundërshtarit. Spanja u dërgon një mesazh të fortë pretendentëve kryesorë për titull. Për Modric dhe shokët e tij, një fillim i keq që rrezikon të komprometojë menjëherë rrugën e tyre.