Berat Gjimshiti ishte kritik me shokët e skuadrës pasi sipas tij përballë ndeshejeve me skuadrat e mëdha nuk mjafton vetëm loja e bukur por duhen edhe ndërhyrjet për faull pasi vetëm kështu mund t’i ndërpritet ritmi rivalit.
“Duhet që të kishim bërë më shumë faulle për t’i prishur ritmin Italisë. Nuk mjafton vetëm loja e bukur përballë Italisë”, tha kapiteni kuqezi.
“Ishim përgatitur për më shumë, i dhuruam shumë hapësira Italisë në zonën tonë. Pas katër ditësh do të luajmë kundër Kroacisë dhe duhet që të jemi gati”, komentoi Gjimshiti.
Mes të tjerash ai pranoi se episodi më pozitiv i ndeshjes së sotme ishte se: “Ishim në lojë deri në minutën e fundit. Nuk është e lehtë që të luash përballë kombëtareve të mëdha”.