• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ishim të kompletuar përballë kroatëve”, De la Fuente: Të ruajmë përqendrimin, tani të mendojmë për Italinë

17/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Një fitore ishte e pritshme, por jo kaq e thellë dhe me kaq dominancë. “Iberikët” e Spanjës kanë treguar se janë vërtetë pjesë e favoritëve për fitimin e trofeut të madhe, të Euro 2024, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë mundur në arenën e “Olympiastadion”, të Berlinit, Kroacinë, në sfidën e parë të Grupit B, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Pas kësaj fitoreje të madhe, spanjollët janë padyshim të karikuar, mirëpo tekniku, Luis de la Fuente kërkon nga djemtë e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi ndeshja e radhës vjen shpejt dhe kësaj here janë përballë Kombëtares së Italisë.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë ata që kanë punuar shumë për të arritur në këtë pikë. Ky grup është ambicioz, është një familje e madhe, ndaj jam i lumtur për të gjithë. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. E nisëm mirë, gjë që na jep pak siguri.

Ishim të kompletuar përballë kroatëve, jam i lumtur për mënyrën si performuam në çdo repart. Ishte kënaqësi që një skuadër e re si e jona ruajti përqendrimin gjatë gjithë sfidës. Tani duhet të mendojmë për Italinë”,- theksoi tekniku i Kombëtares spanjolle. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

“Portugalia mes favoritëve”, Luis Figo: Ka një ekip të fortë, ndërthuren lojtarët me përvojë dhe të rinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.