• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Goli i shpejtë nuk ndihmoi’/ Mediat e huaja: Shqipëria mund të kishte barazuar me Italinë

16/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat ndërkombëtare kanë analizuar përballjen Itali Shqipëri në europian. Gazeta Britanike The Sun shkruan se Shqipëria e tronditi Italinë me golin më të shpejtë në europian por drama kësaj ndeshje nuk ndaloi me kaq.

BBC Sport duke analizuar ndeshjen shkruan se “goli i shpejtë nuk e ndihmoi më pas Shqipërinë.

“Ishte e pritshme tërheqja e Shqipërisë në mbrojtje dhe ashtu e bënë por trajneri i Italisë  Luciano Spalletti, qartësisht e dinte se çfarë duhet të bënte” thotë BBC.

Ndërsa Daily Telegraph vlerëson zëvendësimet në pjesën e dytë nga Silvonjo dhe ndalet në episodin e prodhimit të një rasti të shkëlqyer nga Rei Manaj i cili mund ta kishte mbyllur në barazim këtë duel në Dortmund.

“Me këtë rast Italia pati fati për të dalë nga turbulenca shqiptare dhe mbajtur superioritetin e ndeshjes” nënvizon Daily Telegraph.

Në platformën X UEFA, publikoi një foto të Nedin Bajramit me mbishkrimin “Goli më i shpejtë në historinë e Europianëve”.

France 24 ka zgjedhur si titull. “Italia e mori veten pas nisjes katrastrofike të europianit.

“Bajrami na trembi pastaj Bastoni dhe Barrela e përmbysin Shqipërinë. Italia debutim të mirë” është titulli i La Gazeeta dello Sport

Bajrami na tremb, pastaj Bastoni dhe Barella e kthejnë Shqipërinë. Italia, është një debutim i mirë

Gazeta tjetër Italiane Tutto sport  shkruan me sueperlativa për ekipin italian në përvballjen me Shqipërinë.

“Italia nuk dështon në debutimin e saj në Euro 2024 duke mundur 2-1 Shqipërinë , në një mbrëmje speciale për Riccardo Calafiori . Mbrojtësi i Bolonjës shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e kombëtares e kalitur edhe me një ndeshje të shkëlqyer personaliteti”.

Next Post

Mahniti të mëdhenjtë e Gjermanisë, “fantazisti” i Stuttgart “më i kërkuari” në Bundesliga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.