Thursday, 30. April 2026
Sport

Thirrjet ‘Kosova është Serbi’, gazetari iu kundërpërgjigjet duke bërë shqiponjën dykrenare

GS 16/06/2024 1 Min. Lesezeit

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes.

Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.  

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte direkt, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”.

Ai ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

Teilen: