Prishtinë – Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas shfaqjes së flamurit të Rusisë nga tifozët serb në ndeshjen e Kampionatit Evropian 2024, Serbi-Angli. Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku shihet që flamuri rus është vendosur afër atij serb.
“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka shkruar Musliu.
Kujtojmë se në stadiumin e Gelzenkirhenit, ku u zhvillua ajo ndeshje janë shpalosur edhe flamuj serbë me hartën e Kosovës që shkruanin: “Nuk ka dorëzim”.
Sanctioning #Russia by #Europe is pointless! Why bother? The Russian flag at Euro2024 has been brought by the #Serbs! #Euro2024 pic.twitter.com/smh17CSuzN
— Agim Musliu (@agim_musliu) June 16, 2024