• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dijk: Donim fitoren me çdo kusht, Weghorst shumë i rëndësishëm për grupin

17/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse Wout Weghorst i dha Holandës një fitore të vonuar ndaj Polonisë (2-1), ka nga ata që nuk janë aspak të kënaqur me golin e pësuar në fillim të ndeshjes debutuese në Grupin D të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Goli i shënuar nga Adam Buska u komentua menjëherë pas ndeshjes nga kapiteni i “Tulipanëve”, Virgil van Dijk, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u mbrojt Holanda në atë rast: “Në golin e 1-0 ai (sulmuesi polak) ka një linjë të lirë vrapimi, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj”.

Mbrojtësi i Liverpoolit më pas tha se ishte i lumtur me marrjen e tri pikëve: “Detyra ishte të fitonim ndeshjen e parë me çdo kusht dhe ne ia dolëm”.

“Wout ka shumë cilësi dhe është një hallkë e rëndësishme në grup, e tregoi edhe sot. Të gjithë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë. Besoj se kemi treguar edhe një herë se zëvendësuesit mund të bëjnë ndryshimin”.

Next Post

‘Nuk kemi eksperiencë në turne të tillë’, Silvinjo nuk e sheh Shqipërinë në sulm: Po t’u luash ballë për ballë pëson 5 në minutat e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.