Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Buduçnosti i Podgoricës, do të ndeshet me Malishevën në rrethin parë të kualifikueseve në Conference League në futboll.
“Buduçnosti shkon në Kosovë. Malisheva është një nga klubet më të reja në Kosovë (i themeluar në vitin 2000), dhe ka hyrë në Superligën e Kosovës në vitin 2021.
Tani do të luajë për herë të parë në Evropë dhe pasi stadiumi i saj mund të zërë vetëm 1800 shikues, pritet që të presë Buduçnostin në Prishtinë”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
Malisheva që përfundoi në vend të katërt synon të befasojë skuadrën e njohur malazeze.