Mund të hiqni dorë nga një pagë 1.4 miliardë euro? Me sa duket përgjigja është po, ose të paktën ka nga ata që e kanë bërë këtë.
Leo Messi i tha jo propozimit të çmendur nga arabët e Al Hilal dhe ishte presidenti i klubit, Anmar Al Haili ai që e zbuloi gjatë një interviste të dhënë për NIBC: “Ne kontaktuam Messin kur i skadoi kontrata me PSG-në. I dërguam atij një ofertë prej 1.4 miliardë euro. Por ai e refuzoi, sepse familja e tij donte të shkonte në Amerikë”.
“U habita, nuk besoja se një lojtar mund të refuzonte kaq shumë para. Por ne e respektojmë, sepse familja është më e rëndësishme se paraja”.