• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dumfries: Theo? Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë

18/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Denzel Dumfries ka ide shumë të qarta për të ardhmen e tij me zikaltrit.

“Interi është me të vërtetë një klub i madh me të cilin jam i dashuruar.

Njerëzit dhe shokët e skuadrës janë si familje për mua”, shpjegoi holandezi për Gianlucadimarzio.com, duke zbutur qartazi zërat për një transferim të mundshëm të e tij.

“Ndjehem si në shtëpinë time tek Inter. Ne kemi diskutuar rinovimin tim për disa kohë… por klubi ishte në vështirësi financiare. Pastaj tani, siç e dinë të gjithë, klubi ka ndryshuar pronësi.

Por gjatë Kampionatit Europian ose ndoshta më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Interi është një ekip i madh dhe nëse vazhdojmë të punojmë mirë dhe të rritemi, do të përpiqemi të fitojmë përsëri Champions League. Unë kam besim tek ekipi, te trajneri, stafi dhe cilësia e shokëve të mi të skuadrës. Ne kemi shanse të shkëlqyera për ta fituar këtë kupë”.

Në lidhje me betejat në fushë me Theo Hernadez. “Ka gjithmonë beteja të zjarrta me të, por është normale që të jetë kështu në një derbi. Por unë nuk kam asnjë problem me Theo-n”, shpjegoi Dumfries.

“Secili prej nesh mbron ngjyrat e klubit tonë. Ai e do Milanin, unë e dua Interin dhe është gjithmonë e mrekullueshme të përballesh me të në fushë sepse janë beteja të vërteta me të”.

“Megjithatë, dua të theksoj se nuk ndjej ndonjë urrejtje ndaj tij edhe nëse jo, nuk mendoj se do të shkojmë ndonjëherë për darkë bashkë. Ka vetëm një rivalitet sportiv mes Theos dhe meje, ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, ka përfunduar Dumfries.

Next Post

Ramadani mund të largohet nga Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.