Djali i tij mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë. Ukë Hoxha, babai i Arbër Hoxhës, sulmuesit shqiptar të Dinamos së Zagrebit, është parë në rrugët e Hamburgut, në prag të ndeshjes që do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion”.
Mediat kroate shkruajnë se Ukë Hoxha dhe disa tifozë shqiptarë janë bërë bashkë me kroatët, duke u fotografuar me flamujt e të dyja shteteve, çka tregon edhe raportet shumë të mira të dy tifozërive.
“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më e mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i mirë le të fitojë”, tha ai.
Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.
Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave./abcnews.al