• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Shqipëria s’është Spanja’, Dalic: Kemi më shumë medalje se Anglia, na dinë të pavlerë

19/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kroaci-Shqipëri është një sfidë “jetë e vdekje” për të dy ekipet, kush humbet me 99% është jashtë, për këtë janë të qartë të dy trajnerët, por ndryshe nga Sylvinho, Dalic kërkon më shumë respekt për përfaqësuesen që ai drejton, fundja në 7 vitet e fundit kanë marrë 3 medalje:

“Gjithmonë na japin pak shanse, askush nuk beson te ne, por në 7 vitet e fundit kemi fituar 3 medalje. Pas Francës, jemi e vetmja përfaqësuese që e kemi bërë këtë, meritojmë më shumë respekt. Anglia ka fituar vetëm një trofe 50 vite më parë, por sërish e shohin si një ekip të madh, ndërsa ne jemi gjithnjë jo favoritë”, u shpreh Dalic në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas te sfida me Shqipërinë duke pranuar se do të jetë ndeshje e vështirë, por ekipi i tij do të dijë të reagojë pas humbjes kundër Spanjës:

“Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas”, u shpreh Dalic në konferencë për shtyp duke shtuar ndër të tjera se ndaj Shqipërisë duhet të kenë durim, nuk duhet të nxitojnë, por të arrijnë rezultat me cilësi dhe me një lojë të qartë.

Next Post

Trajneri i Turqisë, Montella: Ëndrra jonë tani është të kualifikohemi tutje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.