Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Kroaci-Shqipëri/ Vazhdon ëndrra për kualifikim, Gjasula rikthen buzëqeshjen te tifozët kuqezi

GS 19/06/2024 1 Min. Lesezeit

Në Hamburg u luajt ndeshja e dytë e grupit B, mes Kroacisë dhe Shqipërisë, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Për Shqipërinë shënoi Qazim Laçi, në minutën e 11 të, duke zhbllokuar rezultatin.

Pas një dominimi total të kroatëve, gjatë pjesës së dytë të lojës ka ardhur edhe goli i barazimit, me djemtë e teknikut, Zlatko Dalic, që duket se kanë vendosur të mos dalin me pikë nga kjo sfidë.

Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.

Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 2 me 1.

Në minutën e 90′, Shqipëria barazon rezultatin, Klaus Gjasula i dhuron barazimin kuqezinjve 

Teilen: