Shqipëria ka dalë me barazim nga ndeshja e vështirë dhe shumë dramatike ndaj Kroacisë.
Kuqezinjtë barazuan 2 me 2 në një prej ndeshjeve më dramatike në këtë kampionat.
Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e 11 nga Qazim Laçi, ndërkaq kroatët u kthyen në lojë në pjesën e dytë.
Po zhvillohej minuta e 74 kur Andrej Kramariq barazoi rezultatin, por dy minuta më vonë Kroacia përmbysi rezultatin me autogolin e Klaus Gjasulës.
Gjasula nga figura tragjike u shndërrua në hero kur në minutat shtesë të takimit barazoi rezultatin 2 me 2.
Me këtë barazim, Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë dhe me mundësi për të kaluar grupin e vdekjes me Spanjën dhe Italinë.