Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Në mbështetje të kuqezinjve, zëvendëskryeministri malazez nga Hamburgu: O sa mirë me qenë shqiptar

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherësh ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka publikuar një fotografi nga Hamburgu, ku shihet me një shall me simbolet kuq e zi.

“O sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar ai.

Me këtë fotografi ai ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë, e cila po luan kundër Kroacisë në kuadër të “Kampionatit Evropian 2024”.

Teilen: