Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reguar pas barazimit të Shqipërisë përballë Kroacisë në ndeshjen e sotme për Euro 2024.
“Ëndrra vazhdon!”, është shprehur Kurti në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa shton më tej se kjo e sotmja ishte një “atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli”.
Reagimi i plotë
Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.
Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.
Ëndrra vazhdon!