Friday, 1. May 2026
Sport

Media serbe çartet: Shqiptarët dhe kroatët u përqafuan me njëri – tjetrin dhe kënduan këtë ushtri

GS 19/06/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria sot ka befasuar favoritin e madh, Kroacinë, duke luajtur me rezultat 2:2 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.

Tifozët shqiptarë dhe kroatë krijuan një festë të bukur në Hamburg, gjë që kjo i shqetësoi mediat serbe sidomos “Veçernj Novostin”, një medium që vazhdimisht shkruan kundër shqiptarëve dhe Kosovës. 

“Skuadra shqiptare e futbollit bëri befasi dhe tronditi favoritin e madh në Euro 2024, Kroacinë.

Pas ndeshjes në Hamburg ndodhën disa skena që tërhoqën vëmendje të veçantë.

Në rrugët e Hamburgut dhe pas ndeshjes, kroatët dhe shqiptarët u përqafuan me njëri – tjetrin me gjithë zemër dhe u kënaqën, në mënyrë kolektive shfaqën urrejtje ndaj Serbisë.

U këndua njëzëri “Serbi, Serbi, q… n…” dhe u këndua Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkarravit ky farë mediumi.

Kjo atmosferë, vallja mes shqiptarëve dhe kroatëve, i pengoi shumë serbëve.

Teilen: