Friday, 1. May 2026
Sport

Xherdan Shaqiri futet në histori dhe bëhet futbollisti i vetëm Europian

GS 19/06/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri realizoi një supergol në minutën e 26-të në duelin ndaj Skocisë, duke sjellë baraspeshën për Zvicrën.  

Ky realizim ishte tepër special për 32-vjeçarin që futet në histori duke u bërë lojtari i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.  

Bëhet fjalë për Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024..

Për Shaqirin është ndeshja e 124 në fanellën Zvicrës dhe goli i 32-të.

Teilen: