Friday, 1. May 2026
Sport

Suhareka e Duros nuk ndalet, prezantohet edhe ish-mesfushori i Partizanit

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Suhareka e Duros nuk ndalet, prezantohet edhe ish-mesfushori i Partizanit!

Pas Boshnjakut dhe Memollës, Suhareka e Shpëtim Duros, nuk ka të ndalur në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe ish-mesfushorin e Partizanit, Eneid Kodrën.  

24-vjeçari i dalë nga akademia e Partizanit, së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë, teksa tashmë do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar.  

Në sezonin që sapo lamë pas Kodra u aktivizua 29 ndeshje me Kastriotin, ku arriti të shënonte edhe 1 gol. Kontrata e firmosur me Suharekën është e vlefshme për 2 vite.

Teilen: