• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mund të kishim fituar lojën”, Hysaj: Me Spanjën do të bëjmë maksimumin

20/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares soën u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe shpresojmë të mos jetë e fundit, teksa në sfidën e radhës do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës.

Pas ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe anësori i mbrojtjes, Elseid Hysaj, i cili fillimisht theksoi se pavarësisht se mund të kishin siguruar fitoren ndaj Kroacisë, por në fund janë mjaftuar me barazimin, teksa më tej ka falenderuar edhe tifozët “kuqezi”, për mbështetjen që i kanë dhuruar gjatë përballjes me ballkanasit.

“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq. Mbas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jap përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozat që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.

Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin”,- u shpreh anësori i mbrojtjes.

Next Post

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Itali - Spanjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.