Sot në fushë do të zbresin tre nga pretendentet kryesore për të ngritur trofeun në 14 korrik. Bëhet fjalë për Anglinë, Spanjën dhe Italinë.Në orën 15:00 Sllovenia do të përballet me Serbinë, dhe kjo e fundit do të kërkojë pikët e para pasi sllovenët i morën 1 pikë Danimarkës.
Danimarka dhe Anglia do të luajnë në orën 18:00, me anglezët që padyshim janë favoritë. “Tre Luanët” duan fitoren e dytë radhazi në grup.
Ndërsa në mbëmje luhet ajo që cilësohet si finale e parakoshme, Spanjë-Itali. Të dyja ekipet vijnë në këtë duel pas fitoreve në ndeshjet e para dhe dëshirojnë të përsërisin të njëjtin sukses.
NDESHJET E SOTME
SLLOVENI-SERBI ORA 15:00
DANIMARKË-ANGLI ORA 18:00
SPANJË-ITALI ORA 21:00
PANORAMASPORT.AL