Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024.
Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë.
Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.
Kurse në tribuna u shfaqen thirrje të përbashkëta, si: Vrite serbin”.
E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024.
“FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.
Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste.