Pas një sezoni shumë të mirë në kampionatin italian me fanellën e Leçes, Ylber Ramadani po tregon vlerat e tij edhe në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare.
Mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të Silvinjos dhe me paraqitjet në fushën e blertë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura.
Mediat italiane shkruajnë se Napoli ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar. Lojtari është perfekt për skemat e trajnerit Konte, prandaj drejtuesit e Napolit synojnë që ta afrojnë Ramadanin në skuadër këtë verë.