Friday, 1. May 2026
Sport

‘A je shqiptar a? Momente gazmore mes tifozët dhe gazetarit në Hamburg

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi i cili ndodhet në Gjermani për të ndjekur hap pas hapi kombëtaren shqiptare për Euro 2024, është ndalur edhe me atmosferën e tifozëve pas ndeshjes me Kroacinë. Një ndodhi e pazakontë ndodhi mes një tifozi shqiptar dhe gazetarit të Report Tv.

Tifozi: Jam nga Gjermania. (Anglisht)

Gazetari: Ky flamur është i Shqipërisë (Anglisht)

Tifozi: E dua Shqipërinë, jam shqiptar! A je shqiptar?

Gazetari: Po hajde pra fol shqip

‘Ishte një ndeshje e mrekullueshëm. Tifozët shqiptarë ishin fantastikë. I pashë duke shkuar drejt stadiumit dhe ishin të mrekullueshëm. Tifozët shqiptarë njëlloj si ata të Holandës.’– u shpreh një tifoz gjerman.

Teilen: