Federata Serbe e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s që të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë.
Mediat serbe shkruajnë se Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka thënë se tifozët shqiptarë e kroatë kënduan dhe bënë thirrje së bashku kundër serbëve.
Ai kërkon që dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.
“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.
Ai u shpreh se ka besim që UEFA do të reagojë, njësoj siç bëri me gazetarin nga Kosova që i hoqi akreditimin në Euro 2024 pasi bëri simbole shqiptare kundër serbëve në stadium./abcnews.al