Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Legjenda gjermane, i emocionuar nga goli i Shaqirit

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Mario Basler është prej emrave të mëdhenj të futbollit gjerman. Për Blick, Basler ka treguar se mbeti i impresionuar nga goli i Xherdan Shaqirit ndaj Skocisë. “Ishte gol i ëndrrave”, ka thënë Basler.

Ai e kupton pse Shaqiri është kundërthënës në Zvicër. “Është lojtar që duhet të pranohet ashtu siç është”, thotë Basler. Sipas futbollistit gjerman, Shaqiri nuk vrapon shumë, por kur e ka topin di ç’të bëj me të.

Të  dielën Zvicra luan me Gjermaninë.  “Ai mund ta dëmtojë Gjermaninë. Në një ditë të mirë, ai mund ta udhëheqë i vetëm Zvicrën drejt fitores”, ka thënë Basler.

Teilen: