• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

4 gola në 2 ndeshje, mbrojtja “tradhton” Sylvinhon

20/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria mori një barazim mes drithërimash në “Volksparkstadio”, ku sfida me Kroacinë përfundoi 2-2.

Një sfidë mjaft emocionuese dhe spektakolare në fushën e lojës dhe në tribuna, por në fund të dyja ekipet ndajnë kështu nga 1 pikë në sfidën direkte mes tyre për vendin e 3-të në grupin B.

Kuqezinjtë edhe ndaj Kroacisë kaluan të parët në avantazh, ku Qazim Laçi shënoi një gol fantastik pas asistit të Jasir Asanit në minutën e 11-të. Një gol që çoi peshë mijëra zemra shqiptarësh anembanë botës.

Por kjo nuk mjaftoi, pasi Kombëtarja pa të përmbysjes sërish dhe sërish brenda pas minutash, ashtu siç ndodhi edhe me Italinë. Ndaj “Axurrëve” u përmbysëm për 5 minuta, ku italianët shënuan dy gola të shpejtë, ndërsa ndaj kroatëve gjithçka ndryshoi në 4 minuta.

4 gola në 2 sfida. A po e “tradhton” mbrojtja Sylvinhon? Kjo është një nga pyetjet që na vjen shumë shpesh më mendje. Disa gabime “individuale” kanë ndëshkuar kuqezinjtë. Mbrojtja ishte pika më e fortë e kësaj Kombëtareje në kualifikuese, ku në 8 ndeshje pësoi gjithsej 4 gola, ndërsa shënoi plot 12-të, me një golavarazh +8.

Ndërsa tashmë në Euro 2024 në vetëm 2 ndeshje ka pësuar aq gola sa në kualifikuese, ndërsa ndj Italisë dhe Kroacisë ia kemi dalë të shënojmë vetëm 3 gola dhe golavarazhi deri tani është -1.

Diçka duhet të përmirësohet në këtë repart, por edhe në repartet e tjera. Kundërshtari i radhës është Spanja dhe kualitetit është akoma më shumë i lartë se sa i Italisë dhe Kroacisë. Ndaj “Furisë së Kuqe” është shansi i fundit dhe i vetëm për të tentuar kalimin e grupit, sigurisht nëse mbrojtja dhe gjithë ekipi do të jetë në një ditë të mirë.

Next Post

Schumacher më i fortë se gjysma e pilotëve të F1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.