• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brukseli refuzon Belgjikë – Izrael

20/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani, teksa kanë nisur ndeshjet e dyta në grupe, të tjerët kanë nisur të mendojnë dhe për veprimtaritë ndërkombëtare që do të bëhen më pas. Është fjala për Ligën e Kombeve, ndërsa autoritetet e pushtetit lokal në Bruksel kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Belgjikës se refuzojnë të mirëpresin ndeshjen e kombëtares. Bëhet fjalë për Belgjikë – Izrael, që më 6 shtator do të duhet të luhet në Bruksel. Sipas raportimit të gazetës “Le Soir”, apo gazeta e mbrëmjes, autoritetet e pushtetit lokal kërkojnë të shmangin incidentet.

“Nuk mund të luajmë me rrezikun e cënimit të sigurisë së qytetarëve tanë – ka njoftuar Benuat Helings, këshilltar për sportin – sepse një ndeshje futbolli e “djajve të kuq” është një moment bashkimi, familjar dhe feste. Duke marrë në konsideratë aktivitetet aktuale, kjo është e pamundur për t’u luajtur”.

Pas këtij refuzimi, tanimë Federata e Futbollit të Belgjikës do të duhet të mendojë për një tjetër alternativë për ndeshjen me Izraelin, ndërsa të dyja ndodhen në grupin A2 së bashku me Italinë dhe Francën. Ndërkohë Belgjika, Kampionatin Europian e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa është mundur nga Sllovakia, 0-1.

Next Post

Pushteti lokal i kryeqytetit belg kërkon të ruajë sigurinë e qytetarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.