Slloveni do të përballet me Serbinë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.
Sllovenët vijnë nga barazimi me kombëtaren e Danimarkës 1-1, dhe duan të marrin 3 pikët e para për këtë kompeticion. Sheshko do të jetë i gatshëm për të tijë, dhe i gjithë kombi i ka shpresat te ai për të bërë një mrekulli dhe për të mposhtur Serbinë, që deri më tani e ka treguar që nuk do shumë punë për ta bërë.
Nga ana tjetër është Serbia, që vjen e demoralizuar nga ajo humbje me shifrat 1-0 kundër Anglisë. Serbët nuk u treguan shumë cinik kundër anglezëve dhe lanë një shije të keqe me performancën e tyre të dobët. Ndoshta ishte thjesht Anglia shumë e mirë dhe nuk i la të bënin shumë, por gjithsesi kjo gjë do të vërtetohet sot. Vlahoviç kërkon golin e parë të Europianit, dhe si Sheshko te sllovenët ashtu edhe serbët i kanë shpresat te sulmuesi i Juventusit.
FORMACIONET ZYRTARE
SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusiç, Karniçnik; Mlakar, Elsnik, Çerin, Stojanoviç; Sheshko, Sporar | Trajner: Matjaz Kek
SERBIA (3-4-1-2): Rajkoviç; Veljokoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Zivkoviç, Iliç, Lukiç, Mladenoviç; Tadiç; Vlahoviç, Mitroviç | Trajner: Dragan Stojkoviç
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL