Fabian Ruiz, mesfushori i Spanjës dhe PSG-së, ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes kundër Italisë në Euro 2024.
Kjo përballje e vlefshme për Grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të luhet sot në mbrëmje (orën 21:00).
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër Kroacisë. Luajtëm mirë dhe ishte shumë e rëndësishme për ne që ta nisnim në mënyrën e duhur. Ne e dimë se do të jetë e vështirë kundër Italisë”, tha Fabian Ruiz.
“Italia është një ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe një trajner që i pëlqen të luajë futboll si ne.
Shpresojmë të bëjmë më mirë se ata dhe të fitojmë. Ekipet kanë shumë lojtarë dhe shumë cilësi të ngjashme, ndaj do të fitojë ai që bën më pak gabime”, tha Ruiz.
Ai ka luajtur dikur në Itali me Napoli, ndaj e njeh mirë kombëtaren “azzurre” dhe disa nga lojtarët e saj.
“Flas shpesh me Di Lorenzon, kam kujtime të mira me të në Napoli dhe kur takohemi ne gjithmonë flasim pas ndeshjes. Unë gjithashtu dua të takoj Spallettin dhe Donnarumma,” tha nw fund Ruiz.