• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE SLLOVENI-SERBI/ Starton pjesa e dytë në Mynih, skuadrat akoma kërkojnë golin e avantazhit(VIDEO)

20/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Slloveni do të përballet me Serbinë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Capture

 

Sllovenët vijnë nga barazimi me kombëtaren e Danimarkës 1-1, dhe duan të marrin 3 pikët e para për këtë kompeticion. Sheshko do të jetë i gatshëm për të tijë, dhe i gjithë kombi i ka shpresat te ai për të bërë një mrekulli dhe për të mposhtur Serbinë, që deri më tani e ka treguar që nuk do shumë punë për ta bërë.

Nga ana tjetër është Serbia, që vjen e demoralizuar nga ajo humbje me shifrat 1-0 kundër Anglisë. Serbët nuk u treguan shumë cinik kundër anglezëve dhe lanë një shije të keqe me performancën e tyre të dobët. Ndoshta ishte thjesht Anglia shumë e mirë dhe nuk i la të bënin shumë, por gjithsesi kjo gjë do të vërtetohet sot. Vlahoviç kërkon golin e parë të Europianit, dhe si Sheshko te sllovenët ashtu edhe serbët i kanë shpresat te sulmuesi i Juventusit.

Capture

REZULTATI LIVE | SLLOVENI-SERBI 0-0

NGJARJET KRYESORE

54′ Lukiç ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e serbëve.

47′ Serbët nuk i besojnë syve. Mitroviç del i vetëm përballë Oblak dhe godet, por gardiani slloven e bllokon gjuajtjen. (VIDEO)

46′ Serbët e fillojnë pjesën e dytë me një zëvendësim, del nga fusha e lojës Mladenoviç dhe futet Gaçinoviç.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në baraspeshë.

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

42′ Oblak bën heroin e Sllovenëve. Mitroviç lirohet bukur dhe shumë afër portës godet por gjuajtja pritet nga gardiani i Atletiko Madridit. (VIDEO)

39′ Vlahoviç provon golin nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri slloven.

38′ Elsnik depërton bukur nga krahu i djathtë i zonës dhe gjuan një “predhë”, por ndalet nga shtylla. Topi pastaj shkon në këmbët e Sheshkosh që nuk kordinohet mirë dhe e çon topin jashtë. (VIDEO)

35′ Marrin situatën nën kontrroll serbët, tani janë sllovenët që po vuajnë.

31′ Serbët i afrohen shumë golit, ekzekutohet një godijte këndi dhe në zonë gjendet Mitroviç që nuk mundet dot ta devijojë topin. (VIDEO)

28′ Shansi i parë për serbët, Vlahoviç provon goditjen me kokë por Oblak pozicionohet mirë dhe kontrrollon topin. (VIDEO)

26′ Sllovenët luajnë me nervat e kundërshtarit, detyrojnë Mladenoviçin të ndëshkohet me të verdhë.

23′ Serbët nuk po mund të futen në lojë, asnjë goditje nga ata deri më tani.

20′ Dakushiç hedh njëtop nga krahu i djathtë për në zonë, atje ndodhet Sheshko që provon gjuajtjen por ndalet nga mbrojtja serbe.

17′ Sheshko provon kundërsulmin por ndalet në mesfushë nga Mladenoviç.

15′ Pavloviç hedh një top të gjatë në kërkim të Vlahoviç por Oblak del nga porta dhe zotëron topin.

8′ Tjetër rrezik në portën serbe, Mlakar depërton nga krahu i djathtë i zonës dhe provon një goditje tokazi por portieri Rakoviç bën një superpritje dhe mban portën e paprekur. (VIDEO)

6′ Serbët akoma nuk kanë hyrë në ritmin e lojës, provojnë të qarkullojnë topin në gjysmëfushën e tyre.

3′ Gjuajtja e parë në kuadrat vjen nga sllovenët, Sporar provon goditjen nga jashtë zone por është qendrore dhe pret portieri Rajkoviç.

1′ Starton ndeshja në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusiç, Karniçnik; Mlakar, Elsnik, Çerin, Stojanoviç; Sheshko, Sporar | Trajner: Matjaz Kek

SERBIA (3-4-1-2): Rajkoviç; Veljokoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Zivkoviç, Iliç, Lukiç, Mladenoviç; Tadiç; Vlahoviç, Mitroviç | Trajner: Dragan Stojkoviç

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rei Manaj: Me Spanjën do luajmë më fort se me kroatët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.