Në letër ishin sfida thuajse të pamundur, për të siguruar qoftë edhe një pikë, për të mos thënë për të konkurruar, mirëpo, “Legjionarët” e Kombatëres sonë kanë treguar se asgjë nuk është e pamundur, teksa pas 180 minuta të zhvilluar, në Euro 2024 kanë “luftuar” deri në sekondat e fundit, si të barabartë me kundërshtarët, pa llogaritur këtu spektaklin e tifozëve në tribuna.
Deri më tani kemi arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë, në barazimin, 2:2, ndaj Kroacisë, mirëpo ka fituar zemrat e shumë tifozëve, përfshirë këtu edhe një emri të madh, si teknikut portugez, Jose Mourinho, me “Special One”, i cili i ka konsideruar djemtë e teknikut Sylvinho, në një postim në rrjetet sociale, si “Surpriza e Evropianit”.
“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim.
Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.
Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”,- u shpreh tekniku portugez..