Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka bërë gati ankesën e radhës në UEFA, e cila sërish ka të bëjë me sjelljet me retorikë nacionaliste dhe raciste të tifozëve të Serbisë gjatë ndeshjes së “Euro 2024” kundër Sllovenisë, e cila u luajt në Munchen të mërkurën dhe i takoi Grupit C.