• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Momente makthi për legjendën e futbollit, 5 grabitës të armatosur i hynë në vilë teksa shihte duelin Itali-Spanjë…

21/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roberto Baxhio dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për kampionatin europian të futbollit që po luhet në Gjermani.

Roberto Baggio - Trivia - IMDb

Makthi për legjendën italiane filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e ish-futbollistit në Altavilla Vicentina.

Sapo hajdutët kanë hyrë në shtëpi, 57-vjeçari ka tentuar të përballet me njërin prej tyre dhe pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur me qytën e armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë. Më pas ai dhe anëtarët e familjes janë mbyllur në një dhomë.

Ndërkohë, kriminelët kanë hyrë në çdo dhomë duke përmbysur çdo gje dhe kanë vjedhur orë, bizhuteri e para. Nuk është ende e mundur të përcaktohet vlera e sendeve dhe parave të grabitura.

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë shkuar në banesën e Baxhios dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Legjenda e futbollit është dërguar në urgjencën në Arzignano dhe mësohet se ka disa qepje në ballë.

Ndërsa anëtarët e tjerë të familjes raportohet se ishin shumë të frikësuar por asnjë prej tyre nuk u lëndua.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Euro 2024/ Ndeshjet e ditës së sotme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.