Argjentina e nisi mbrojtjen e titullit në Copa América me fitoren 2-0 ndaj Kanadasë, në takimin inaugurues të kompeticionit, të luajtur në Atlanta, me ankesa të shumta për cilësinë e fushës.
Në formacionin argjentinas, Di María ishte titullar (u largua nga fusha në minutën 68’), ndërsa Otamendi e nisi nga stoli (u aktivizua në minutën 77’).
Julian Alvarez, në minutën e 49-të, dhe Lautaro Martínez, në minutën e 88-të shënuan golat e fitores për kampionët e botës në fuqi.
Lionel Messi, lojtari me më së shumti paraqitje në këtë kompeticion (35), ishte vendimtar në golin e parë me asistin për Mac Allister, i cili u dëmtua në dyluftimin me portierin, por ia bëri të lehtë finalizimin Alvarezit. “Pleshti asistoi në shënimin e golit të dytë, me autor Lautaro Martinezin.
Në minutën e 8-të, Di María bëri një vrapim të pabesueshëm, por u ndal në fund nga portieri. Eustáquio i Kanadasë goditi rrezikshëm me kokë, por Martínez reagoi në pozicion.
Në minutat 65’ dhe 79’ Messi pati raste të mira, por nuk arriti të shënonte.