Aventura aziatike për Jasir Asanin mund të jetë më e shkurtër nga ç’mendohej. Në ambientet e Kombëtares kuqezi është thënë se mëngjërashi kuqezi do të rikthehet në Europë.
Destinacioni më i mundshëm për momentin duket se është Las Palmas. Mediet spanjolle vetëm pesë ditë më parë e bënë një fakt të kryer transferimin e Asanit në Spanjë, ku aktualisht aktivizohen edhe disa lojtarë të tjerë të Shqipërisë.