PSG ka dështuar me një ofertë të çmendur për yllin e Real Madridit, Vinicius Jr.
RMC Sport thotë se sulmuesi brazilian ishte objektivi kryesor i PSG-së për të zëvendësuar Kylian Mbappe këtë verë.
Me largimin e Mbappe nga parisienët për te Real, drejtuesit e klubit kontaktuan me brazilianin për një lëvizje në drejtim të kundërt.
Pronarët e PSG-së i bënë një ofertë Vini Jr-it për një kontratë për pesë sezone me 50 milionë euro në vit plus bonuse.
Dhe nuk mbaroi me kaq, përveç kësaj lojtari u sigurua për të ardhurat 100% nga të drejtat e tij të imazhit dhe një pjesë e pagës së tij do të mbulohej duke u bërë ambasador i Katarit, ashtu siç bënë me Neymar dhe Mbappe.
Por për Vini Jr nuk bëhej fjalë për largim nga Real Madridi, duke u thënë përfaqësuesve të tij, “as për 50 dhe as për 500 milionë euro nuk do të largohem”.
Lojtari ka udhëzuar menaxherët e tij që të mos marrin në konsideratë propozimet nga PSG dhe as ndonjë skuadër tjetër.
Një burim pran brazilianin ka bërë të ditur se: “Ai është i lumtur në Madrid, ndihet i rëndësishëm dhe po pret me padurim të luajë përkrah Mbappe”.