Toni Kros dhuroi shou në mesfushën e Gjermanisë kundër hungarezëve. Edhe pse nuk kontribuoi në gol, çdo top i organizatorëve kalonte nga këmbët e futbollistit 34-vjeçar, madje duke regjistruar edhe statistikat “anormale” krahas futbollistëve të tjerë në këtë ndeshje, qoftë nga kampi i “Pancerave” apo edhe i rivalëve. Për ta treguar këtë rol kaq të rëndësishëm të tij mjafton të përmendim se ai ra në kontakt me topin në 147 raste, ndërsa ndjekësi më i afërt nuk e kaloi kuotën e 105.
Me fjalë të tjera ai finalizoi 36 pasime më shumë sesa çdo lojtarë tjetër. Nëse i referohemi kalimeve të suksesshme, rezultojnë 124 nga 131. Kjo nuk është e gjitha, Toni shërbeu në të tretën e fundit të zonës mike 31 pasime, 19 më shumë sesa ndjekësi më i afërt. Si të mos mjaftonte “panorama” e numrave të Kros, ai fitoi edhe dy duele për topin e parë. Jo vetëm një organizator i klasit më të lartë, por edhe shkatërrues i mirëfilltë kur ekipi ka nevojë për aftësitë e lojtarit me numër “8” te kombëtarja e Gjermanisë.
KROS – “Është shumë e rrallë nga precedenti i fundit kur kemi fituar dy ndeshjet e para në një turne madhor. Qartësisht e kuptueshme shkalla e vështirësisë me Hungarinë, krahas duelit të parë kundër Skocisë. Ama ne i tejkaluam me sukses minutat e para, ku u zumë në befasi nga rivali dhe më pas e vendosëm lojën në favorin tonë. Natyrisht është ndjenjë e mirë kur në ekip ndihet euforia. Të gjithë kemi besim se do të zhvillojmë Kampionat Europian pozitive. Nuk ka asnjë arsye për t’u gjendur në presion. Në kompeticonet e kaluara kemi vuajtur edhe nga faktorë të jashtëm, por është ndryshe kësaj radhe. Duket se gjithçka po shkon në mënyrën perfekte.
Të shpresojmë se nuk do na sjellë probleme ndonjë lëndim i papritur. Fokusi kalon te ndeshja e së dielës. Zvicra ka bërë mirë në dy takimet e para dhe do të hyjë në fushë për të marrë kreun e grupit. Por kam besim se do ta zgjidhim si ndeshje kolektivisht”, përfundoi Toni Kros.
PANORAMASPORT.AL