“Kemi bërë shumë keq kundër Rumanisë, por nuk mund të them se ishte një ekip tjetër. Ata treguan një shpirt tjetër dhe e merituan fitoren. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, por kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin dhe për vendin”.
Trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov, e tha këtë pas suksesit me përmbysje ndaj Sllovakisë në ndeshjen e vlefshme për ditën e dytë të grupit E të Euro 2024.
“Duhet të reagonim në pjesën e dytë. Ne nuk bëmë presion mjaftueshëm. Kuptuam që kjo ishte mundësia jonë dhe kjo është ajo që thashë. U thashë mos u shqetësoni për rezultatin dhe provoni. Ne vërtet u përpoqëm të ndryshonim rezultatin dhe e merituam fitoren”.