Spanja ka siguruar jo vetëm kualifikimin, por dhe vendin e parë pas fitores ndaj Italisë.
Trajneri Luis de la Funte tha se me të njëjtin ritëm do të përballen edhe me Shqipërinë, duke kërkuar maksimumin.
“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje.
Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë”, deklaroi De La Fuente
Shqipëria do të synojë që të bëjë historinë të hënën në mbrëmje ndaj Spanjës, teksa një fitore e mundshme do të na siguronte kualifikimin.
Sfida do të luhet në orën 21:00 në Dusseldorf.